SIRI-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar rrezikun e fillimit të sëmundjes se kolerës në Siri
OBSH deklaroi se për shkak të luftës civile në Siri dhe kushtet e këqija të institucioneve shëndetësore po ashtu dhe si rrjedhojë e rritjes së temperaturave, po rritet edhe rrezikshmëria e përhapjes së sëmundjes së kolerës.

OBSH theksoi se për shkak të kushteve të këqija të sistemit të shëndetësisë sëmundja e kolerës mund të përhapet dhe në Siri në veçanti në zonat e komanduara nga opozita siriane ekziston probabiliteti i përhapjes së hepatitit A dhe tifo, raporton Anadolu Agency.

Vitin e kaluar u zbuluan nga organizata rreth 31 mijë e 460 raste me hepatitin A, ndërsa nga fillimi i muajit të kaluar e deri më tani janë evidentuar më shumë se një mijë raste.
Sipas parashikimit të OBSH-së në mbarë globin çdo vit rreth 3-5 milionë njerëz preken nga sëmundja e kolerës, 100 – 120 mijë persona humbin jetën nga kjo sëmundje.

Sëmundja e kolerës është një sëmundje ngjitëse dhe kalon tek njeriu nga uji dhe ushqimet jo të pastra. Ndërkohë edhe sëmundjet si tifo apo hepatiti A përhapen nëpërmjet ujit dhe ushqimeve që nuk janë të pastra.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: