Fillimisht Roc Nation, agjencia që kujdeset për imazhin e Lukaku-t, më pas përfaqësuesja Belge, Anderlecht, gazetarë, tifozë, të gjithë kanë dalë në krah të Lukakut pas asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Stadium”, ku tifozët ultras të “Zonjës së Vjetër” ofenduan gjatë gjithë kohës Lukakut me thirrje raciste. Së fundmi me një reagim zyrtare ka dalë edhe La Lega Serie A që dënon në mënyrë të ashpër episodet raciste të ndodhura në sfidën Juve-Inter.

211823364 5aa1fbae 1da5 4817 A4fd B6e0d6f8b33e
211823364 5aa1fbae 1da5 4817 A4fd B6e0d6f8b33e

Nuk mund të mungonte edhe një reagim zyrtare nga ana e klubit të Inter që i del në krah sulmuesit belg: “Jemi vëllezër dhe motra të kësaj bote. Futbolli dhe sporti duhet të jenë jo vetëm të mbushur me emocione por duhet të përcjell edhe vlera të qarta që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ndodhi në minutat e fundit në Torino, në Juvnetus-Inter. Për këtë shprehim të gjithë mbështetjen tonë rreth Romelu Lukakut, ashtu siç po bën e gjithë bota këto orë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Inter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb