SHBA- Kriza e emigrimit tashmë është një fenomen botëror, ndërsa mbyllja e kufijve dhe frenimi i njerëzve, thjesht “nuk do të funksionojë,” tha komisioneri i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi.

Në një intervistë për BBC-në, Grandi tha se duhet të ndihmohen shtetet që mbajnë peshën më të rëndë, duke i financuar dhe duke u kujdesur për refugjatët.

“Vitin e kaluar, nga 20 milionë refugjatë gjithsej, më pak se një për qind e tyre janë vendosur në vende të tjera. Refugjatët largohen nga konfliktet dhe vështirësitë si kurrë më parë në histori”,- tha komisioneri i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb