Më pak se gjysma e vendeve anëtare në OKB votuan pro mocionit për të përjashtuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, Federatën Ruse. Vendimi vjen pasi Ukraina dhe partnerët e saj akuzuan Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

“Ne duhet të ndërmarrim veprime sot për të shpëtuar këshillin nga fundosja,” tha ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya para votimit. Nga 193 deputetë në kuvend, 93 votuan pro dhe 24 kundër. Rreth 58 anëtarë abstenuan, duke i dhënë të drejtën shumicës që votuan pro për të shpallur zyrtarisht vendimit.

Në krahasim me votimet e mëparshme që dënonin pushtimin e Rusisë, një numër më i madh i vendeve mike të Rusisë si Kina votuan kundër propozimit në vend që thjesht të abstenonin. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba falënderoi anëtarët që votuan në favor të largimit të Rusisë nga këshilli në një mesazh në Twitter. “Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: