TIRANE– Fryma e Re Demokratike do të nisë nesër zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Këtë e ka shprehur numri 2 i FRD-së, Gazmend Oketa, në një deklaratë për mediat. Ndërsa u shpreh se partitë e tjera politike e kanë nisur me herët fushatën elektorale, Oketa tha se FRD nga nesër do të nisë takimet me qytetarët.

Duke bërë thirrje për një fushatë sa më të qetë, Oketa u shpreh se zgjedhjet lokale të 21 qershorit duhet të jenë model pozitiv në rajon.

“Në këto zgjedhje, FRD do të garojë si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Fushata elektorale për këto zgjedhje lokale ka nisur para kohe, por FRD e nis nesër zyrtarisht fushatën e saj. Kandidatët duhet të bëjnë fushatë sa më të qetë. Këto zgjedhje duhet të shërbejnë si një model pozitiv, nisur nga fakti se një pjesë e shqiptareve në rajon po ndihen në vështirësi. Do të ishte e pafalshme që në situata të tilla debati politik shterpë të mbizotëronte në Shqipëri. Gjatë zgjedhjeve FRD do japë kontribut pozitiv në favor të qytetarëve”, tha Oketa.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb