Ish-ministri në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, Gazmend Oketa ka analizuar situatën që ndodh brenda kampit të demokratëve, pak kohë para zgjedhjeve të 14 majit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Oketa pohoi se kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha dhe se i takon atij që të drejtojë këtë parti, pasi është vendim i shumicës së anëtarësisë. Oketa tha se ishte pikërisht kjo shumicë që shkarkoi zotin Basha nga detyra.

“Ajo që ndodh brenda PD, për një periudhe të gjatë, lë një shije të shije të hidhur te cilido dhe te ata që e kanë përfaqësuar atë në nivele të larta. Kur vendi po i afrohet një procesi zgjedhor, vëmendja përqendrohet te një debat që duhet të ishte mbyllur me kohë, te një përplasje e lidershpit. Në qytetet e tjera duket se situata është më ndryshe. Fatkeqësisht pas vendimit të datës 3 mars të gjykatës, gjërat kanë shkuar dhe më larg. Do mbetet e tillë dhe pas 14 majit. Nuk i referohem thjesht vendimit të gjykatës, pasi ishte zgjedhje e gabuar e atyre që e çuan çështjen në gjykatë, pasi çështjet e brendshme zgjidhen brenda partisë, forumeve. Korrektesa juridike duhet të kishte filluar që në momentin kur zotit Berisha iu njoftua largimi nga grupi parlamentar. Më pas ai duhet të ankimonte vendimin dhe më pas të jepej vendimi i gjykatës. Zoti Basha se bëri këtë asnjëherë se nuk i kishte numrat për të kaluar një vendim të tillë në kryesi. Ai e përçau akoma më shumë PD. Nuk është rasti i parë dhe i vetëm që zoti Basha merr vendime të gabuara.

Është thënë dhe herë tjetër, por që të pretendosh që je kryetar i një subjekti politik dhe që ke vulën dhe logon, ke përjashtuar anëtarësinë (Alibeaj), por në fakt është e kundërta. Kur largohet fare, kryetari ose largohet nga politika ose krijon subjekt të ri. Zoti Basha dhe Alibeaj si i komanduar, thonë; po rrimë ne dhe po përjashtojmë anëtarësinë. Ky është nonsens. Zgjidhja në gjykimin tim duhet të ishte kjo, mirë apo keq, është koha që e vërteton. Anëtarësia në shumicë kërkon që atë parti ta drejtojë zoti Berisha. Bëj pjesë te ata që kanë vërejtjet e mia, por e pranoj këtë realitet. Anëtarësia, shuma, e shkarkoi Bashën. Lëvizja e grupit të Rithemelimit, pati një Kuvend ku krijoi një statut të ri. Nga kjo pikëpamje, është me themele më të forta. Ajo që duhet të kishte ndodhur është se zoti Basha dhe grupimi i tij duhet ta pranonin këtë realitet. Mënyrë tjetër për të larguar Berishën nuk ka. Ai pranoi që të rikthehej, cikël politik që shoqërisë shqiptare do i duhet kohë që të gjejë zgjedhje tjetër.”, nënvizoi Oketa.

Mes të tjerash Oketa tha se aksioni i SPAK dje në banesën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt dhe ish-gruas së tij, erdhi pas deklaratave të kryeministrit Rama.

“Një deklaratë e kryeministrit, dhe drejtësia zbarkoi në banesën e ish-zëvendëskryeministrit. Por këto deklarata politikke dhe aksionet e drejtësisë, tregojnë luftën brenda llojit. E ndodhur në prag fushate ku beteja do përqëndrohet në kryeqytetet kryesore, është mesazh për njeëzit e thjesht për të treguar se; cili është fundi juaj.”, theksoi Oketa.

Oketa nënvizoi dhe një herë se ishte pjesë e Partisë Demokratike të Berishës, që sipas tij është kryetar i kësaj force, përmes praktikave apo dhe ato juridike.

“Jam anëtar i thjesht i Partisë Demokratike. Për mua drejtues i PD, në të gjitha termat, praktike dhe juridike, është Berisha. Pjesa tjetë, kjo që po bën Basha dhe Alibeaj, kalon cakun etik të një mendje që do të merret me politikë. S’e quaj as vetëvrasje politike, pasi s’kanë asnjë sens. Zoti Alibeaj mbrëmë i drejtohej popullit shqiptar, dhe nuk kishte kurajo që t’i drejtohej anëtarësisë. Ai duhet në radhë të parë t’i drejtohej anëtarësisë, të ishte në krye të protestave popullore. S’ka rëndësi kush i ka thërritur. Një kryetar i dorëhequr, figuron sot kryetar në gjykatë. Do ishte karagjozllëk nëse këta kandidatë të dalë nga Primaret, të regjistroheshin me kryetar Bashën. Supozojmë se PD nuk e kishte këtë problem, këtë konflikt dhe sot do të niste fushata. Pavarësisht siglës apo logos, të gjithë kandidatët do i drejtoheshin qytetarëve të bashkive si përfaqësues lokal me alternativa. Çështja e logove nuk do ishte e rëndësishme.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: