Violinisti i njohur Olen Çezari ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien që ai ka me të ëmën, duke theksuar mamaja është njeriu më i rëndësishëm në jetën e tij.

Ai rrëfeu se e ëma ndaloi karrierën për të, iu përkushtua atij për 10 vite me radhë dhe këtë gjë Oleni nuk do ta harrojë kurrë. “Kemi raport të shumëfishtë, është nënë, shoqe dhe mësuese”, tha ai.

Përpos muzikës, që Oleni e cilësoi pikën e tij të dobët, zbuloi se ka disa pasione të tjera, si avioni, zhytja, dhe veçoi si hobin më i madh varkën me vela, e cila siç tha, i jep liri.

Gjatë programit “Dola te Ola” u dha një videomesazh surprizë nga pianisti i Olenit, Michael Rodi, të cilin violinisti e cilësoi si krahun e tij të djathtë dhe te konsideron vëlla.

Ndërkohë teksa Ola e pyeti nëse jeta artistike e ka penguar Olenin për atë personale, artisti e pati të vështirë të jepte një përgjigje pasi ishte i dyzuar, mes “po” dhe “jo”, por tha se nuk dëshiron të flasë për jetën private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb