Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit për shpifje dhe kallëzim të rremë. Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga vëllai i kryeministrit Edi Rama.

BalkanWeb siguron edhe dokumentin e firmosur nga prokurori i SPAK, Gokaj i cili mban datën 17 prill 2024, ndërsa ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 10 ditëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në fakt, prokurori i SPAK nuk ka regjistruar kallëzimin e Olsi Ramës, për shkak se ndaj Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal, por vetëm një kërkesë me informacion, lidhur me akuzat e tij për çështjen “Xibraka”.

Nga ana tjetër, Olsi Rama iu përgjigj Gazment Bardhit duke e kallëzuar në SPAK me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM, makinë e cila përdorej nga i arratisuri Genci Xhixha.

Nga ana tjetër, Olsi Rama hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar Bardhi ka shpifur me qëllim që të manipulojë opinionin publik për motive politike. Gjatë depozitimit të kërkesës në SPAK, Olsi Rama tha se Bardhi duhej të përgjigjej para drejtësisë, duke thënë se i ka cenuar publikisht nderin dhe dinjitetin si individ, prind dhe drejtues i klubit Partizani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: