Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit në drejtim të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës, se ai ishte implikuar në dosjen e laboratorin e kokainës të Xibrakës.

Basha theksoi se ai ka qenë i pari që ka bërë këtë denoncim më 2018, duke shtuar se SPAK duhet të veprojë për këtë rast dhe të tjera afera.

“Edhe unë kam bërë akuzë për këtë çështje. Unë çështjen e kam çuar në Apel dhe pres që SPAK të bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Është një akuzë që e kam bërë edhe më 2018. Unë iu kam bërë thirrje organeve të drejtësisë që atëherë, që të punojnë për këtë çështje dhe të tjera.

Ne kemi pritshmëri të larta nga SPAK. Ne inkurajojmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Për herë të parë në 32 vite mund të kemi drejtësi më në fund. Puna e SPAK është shumë e rëndësishme dhe mbështetja e tyre është tepër me rëndësi. Qeveria po krijon Komisione për të penguar punën e SPAK, sepse ka arrestuar njerëz që dikur ishin të paprekshëm”, deklaroi Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: