NGA ZONJA VJOLLCA*

2 kokrra vezë
1 kokërr domate
1 qepë të kuqe
1 thelpi hudhër
1 luge gj vaj ulliri
1 luge caji gjalpë
100 gr sallam
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Në një tigan vendosim vajin e ullirit dhe menjëherë shtojmë në të qepën e prerë në feta rrumbullake dhe domaten gjithashtu të prerë në feta rrumbullake. Në fund shtojmë dhe hudhrën e grirë hollë.

Paralelisht në një tigan tjetër skuqim për 3 minuta sallamin të prerë në rrathë.

Vendosim në pjata të veçanta sallamin dhe në një pjatë tjetër domatet me qepën.

Në tiganin ku skuqëm sallamin vendosim pak gjalpë, sapo gjalpi të shkrijë shtojmë vezët e rrahura me pak kripë. Vendosim kapakun që veza të mpikset shpejt e të mos marrë ngjyrë, më pas e vendosim omletën në një pjatë. E mbushim me domatet me qepë dhe me sallamin e skuqur dhe e palosim omletën ashtu siç palosim krepat dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: