Fundjava në News24 vjen me “ON’ LINE’ dhe për çdo të premte, ju tashmë e dini se ne rezervojmë për ju tema interesante të jetës së përditshme.

ON’ LINE nga Greta Allushi ka përgatitur për ju një tjetër puntatë, me një tjetër ide, si gjithmonë… ndryshe. E teksa e premtja na çon menjëherë drejt fundit të javës, kështu nisin edhe përgatitjet për t’u argëtuar sadopak gjatë fundjavës. Ajo çfarë mendohet është fakti se sa larg mendimit të rinisë mund të jemi sot. Do zgjidhnit vende sa më të qeta për të konsumuar një pije, do zgjidhnit kinemanë e teatrin, do zgjidhnit natyrën e jo detin etj etj.. Por dukshëm e vetmja mënyrë argëtimi që di rinia sot; janë orët e gjata në kafe, lounge, party e shumë të tjera si këto.

Por nëse i trajton këto lokacione si të vetmen mënyrë për t’u argëtuar, si fillim janë disa pyetje që kërkojnë një përgjigje të mirëfilltë…

Sa e sigurt është prezenca e të rinjve shqiptare në ambiente ku konsumohet duhan e alkool pa kufizim moshe?

Sa e madhe është dilema e prindërve për të qenë sadopak në kontroll të fëmijëve të tyre?

A ka një metode tjetër për të qenë pjesë e argëtimit, ama pa përfshirë dëmtimin e shëndetit nëpërmjet konsumimit të alkoolit?

Të ftuar për të diskutuar pikërisht këtë Greta ju sjell ekspertin e duhanit e alkoolit, Roland Shuperka. Ai tha për kamerën e News24 shumë detaje të cilat mbase nuk i dinim më herët rreth dëmit të konsumimit të duhanit.

Një anë pozitive e mënyrës së argëtimit vjen nga Aspasjana Kërxhalli. Drejtoresha e Rinisë për Bashkinë e Tiranës tha për “ON’ LINE’ se ka plot forma për t’u argëtuar në mënyrë ideale.

Për me shumë detaje ndiqni ON’ LINE. Mos harroni ritransmetimin, të dielën ora 12 e 30.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb