Të shumta janë rastet kur perfeksioni rrëmben vëmëndjen tonë e pasiguria në imazh të kthehet në një prej shqetësimeve kryesore.

Kilogramët e tepërt, dëshira për një trup perfekt si i modeleve me famë botërore apo pesha ideale, janë ato terma të cilat na drejtojnë drejt dietave ekstreme. E thjeshtë në dukje të parë, “te mos ushqehesh për të rënë në peshë”. Normalisht pa e menduar gjatë, kjo mund të ketë zgjedhja e parë që ju ka shkuar në mendje…Por a nuk ky vendim, gabimi për të cilin mund të pendoheni më vonë ?
Ndoshta nuk e kemi menduar kurrë, por duke u përpjekur që të biem në peshë po kequshqehemi.

Blogerja Cenkuela Hasa e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke u kujdesur për mirëqenien e fizikut të saj. Ndonse nën profesionin e gazetares, ajo nuk ka harruar të ketë një fizik të mirë, të shëndetshëm e të bukur. Këshillat e saj, ajo i ndan edhe me publikun e On’ Line, duke rrëfyer se nuk është vetëm dieta, mënyra e duhur për të humbur peshë. E çertfikuar në nutricion, Çenkuela ka disa “kritika” të ëmbla dhe tregon gabimet më të shpeshta që të gjthë mund të kenë bërë
Në një pazar të shëndetshem mes Çenkuelës e Gretës, ndiqni videon për më shumë detaje dhe çelsin e suksesit me peshen tuaj ideale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb