Mëngjeset vinë krejtësisht ndryshe me News24. Për çdo të premte do të keni mundësinë të ndiqni
ON’ LINE, në 10:30.

Tematika të jetës së përditshme, problematika dhe të rejat më të fundit të jetës sociale janë fokusi kryesor i emisionit ON’ LINE. Për çdo javë, moderatorja Greta Allushi do të jetë me të ftuar special, të cilët janë të mirënjohur nga publiku. Së bashku do të japin ide, këshilla dhe mbase edhe do ju ndryshojnë konceptin tuaj rreth ndonjë teme specifike. Pa biseda të stërgjata e pa shumë fjalë të tepërta, por shumë konçize, ata ju presin në ON’ LINE. Në çdo javë duke përgatitur një temë ndryshe, aty ku çdo moment i jetës së përditshme kthehet në një program televiziv që ju bën pjesë të tij përgjatë minutazhit.

E nëse nuk e kishit menduar ndonjëherë se çfarë ju ndodh çdo ditë ta shikoni në ekran, në mënyrë krejt argëtuese, atëherë qëndroni me ON’ LINE, për çdo të premte, në orën 10:30, në News24. Për çdo moment të humbur, çdo puntatë do jetë në kanalin e YouTube.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb