VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 800 gota plastike, në të cilat ishin kultivuar fara bimësh narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”. Bima narkotike u zbulua në fshatin Akërni, në vendin e quajtur “Pishë-Hidrovor”, në mes të pyllit.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, ngjitur me fidanishten u zbuluan edhe 2 parcela të tjera të pastruara nga shkurret, të gatshme për mbjellje.
Gjithashtu, në vazhdim të operacionit anti-kanabis, Policia e Vlorës ka zbuluar rreth 84- bimë narkotike e llojit “Canabis-sattiva”, në fshatin Oshtimë, në pyllin e këtij fshati.
Bima narkotike u zbulua në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike në tokë, ku lartësia e tyre arrinte deri në 30 cm.
U bë asgjësimi i plotë i të gjitha bimëve narkotike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me dy rastet e sotme.
(m.k/BalkanWeb)