SARANDA

Dhjetëra forca policore të FNSH, Shqiponja, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës janë duke zhvilluar aktualisht një operacion të madh policor në lagjen nr.4 të Sarandës.

Operacioni po vijon prej orës 18.00 dhe janë duke u kryer disa kontrolle banesash.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se operacioni është për goditjen e aktivitetit të shperndarjes dhe trafikimit të drogave të forta.

Nga zhvillimet e deritanishme të aksionit policor në Sarandë, mësohet se nga kontrollet e kryera, është gjetur lëndë narkotike dhe disa mjete luksoze në banesën në pronësi të R. L, 41 vjeç. Gjithashtu burimet policore thanë se R.L ka qenë i dënuar më parë për “plagosje të lehtë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: