Drejtuesi i Përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani zhvilloi sot një konference të përbashkët për shtyp me kryeprokurorin e Barit Roberto Rossi, drejtorin e Antimafias italiane Michele Carbone dhe përfaqësuesin e ‘Eurojust’ për Italinë Gianluca Forlani.

Dumani ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët me anti-mafian italiane dhe prokurorinë e Barit.

“U arrit t’i jepet një goditje e rëndësishme një nga grupet më të rëndësishme kriminale në Shqipëri të përfshirë në trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Ky është një shembull e asaj që mund të arrihet në rast se institucionet bashkëpunojnë. Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, policinë e shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera”, tha ai.

vijon/…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb