SPAK kërkon arrest me burg për 7 personat nga Vlora të cilët u prangosën gjatë operacionit ndërkombëtar anti-drogë, Shqipëri- Itali.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, kërkon arrest me burg për Julian Bejdollarin, Kalarin, Ilirjan Zaimir, Mariglen Duçellarin, Kleo Bregun, Rexhino Muçajn, Alban Koshin.

Gazetarja  Klodiana Lala raporton për BalkanËeb se dy të penduarit nga ky grup zbërhtyen edhe mënyrën e funksionimit të tij, teksa urdhërat jepeshin nga ‘shefi’ i Vlorës.

Nuk dihet se kush ishte ekzaktësisht kryesori mes Robert Myftarit dhe Elton Hamzës që jepte urdhërat, por dihet që ata udhëheqnin grupin dhe tashmë janë në kërkim nga Policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb