Kreu i Këshilli Kombëtar të PD dhe ish- Presidenti Bujar Nishani e quan një propagandë boshe të qeverisë Paketën Anti- KÇK dhe Operacionin Forca e Ligjit.

Në një intervistë për Syri.Net, Nishani thotë se figurat e vërteta të krimit përfitojnë të ardhura publike dhe qeveria me Ramën është përgjegjëse për këtë gjë.

Ai shton se Rama ka përfituar prej krimit dhe është partner me të për të ardhur në pushtet. Dhe në kohën e kësaj qeverie krimi është intensifikuar shumë sipas Nishanit.

“Është një propagandë fasadë dhe boshe nga ana e qeverisë. Thelbi i dëmit është se krimi nuk është prekur por është forcuar. Dëmi që ka marrë imazhi i vendit është shumë i rëndë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër është përgjegjës për rivalitazimin e krimit. Duke qenë partner për ardhjen në pushtet ka qenë edhe përfitues prej tij.

Figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike. Në porte, energji, minerare etj.

Droga që është i vetmi mekanizëm që prodhon para por nuk prodhon ekonomi qarkullues, në të vërtetë rrezikon ekonominë e shëndoshë.

Kemi një skenë ku politika është e angazhuar me krimin, ka përfituar pushtet dhe krimi është intensifikuar.

Më e rrezikshmja, në afatgjatë, për të luftuar realisht themelin e kriminalitetit, ekonominë kriminale. Ky do të jetë dështim i rradhës dhe do ta thellojë akoma më shumë greminën e ekonomisë dhe sigurisë së shqiptarëve”, u shpreh Nishani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb