Në Tiranë, Dajana është gati për të kryer ndërhyrjen në Spitalin Amerikan, tek koka i qëndron gjyshja që nuk i ndahet për asnjë moment, e puth tek duart dhe i jep forcë: bijë bëhu e fortë!

Gjyshja e Dajanës qëndroi në ankth për 6 orë rresht pas derës së sallës së operacionit. Duke lotuar priste mjekët të dilnin nga salla, mjekët e Spitalit Amerikan. Bashkë me të ishte dhe mësuesja zonja Vera Zaho.

https://www.youtube.com/watch?v=os6RJQ1kTPI&feature=youtu.be

“Sot u realizua një operacion nga një ekip mjekësh të huaj, ishte një ndërhrje e vështirë për të dyja ekipet shqiptarë dhe të huaj, shpresojmë së gjithçka do shkojë mirë. Po kush është gjyshja pyet mjeku? “Unë jam thotë e moshuara duke e rrokur në qafë” Emocione të jashtëzakonshme pasi mjeku tha se operacioni doli me sukses.

“Nuk e di o Zot çfarë ishte kjo ditë!” thotë gjyshja teksa shikon mbesën pas operacionit.

Pasi Dajana e mori veten, në dhomën e spitalit i shkuan dy vizitorë të veçantë për ta takuar. Elvisi dhe Sidriti. I pret gjyshja dhe shkëmbejnë batuta mes tyre.

Sidriti rastësisht kupton se vajza është fanse e tij. Të dy këndojnë një këngë të Sidritit.

Pasi kthehet në Vlorë, Dajana ka veç një dëshirë. Të shkojë në shkollë pasi thotë se e ka marrë malli për shokët e klasës VI-B. Madje ende pa e marrë veten mirë dhe pa u rikurperuar plotësisht nga operacioni i vështirë, ajo këmbëngulte të shkontë në shkollë.

Në klasë shokët dhe mësuesja që nuk iu nda asnjë moment kur ishte në Tiranë i kishin përgatitur një surprizë të bukur. Një festë të vogël për ti uruar mirë se ardhjen mes tyre. Dajana me shpinën drejtë u fut në klasë si ansjëhërë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb