Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për operacionin në Siri për kthimin e fëmijëve dhe qytetarëve shqiptarë në atdhe.

Rama thotë se operacioni është kompleks dhe synon nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ‘ferri’ i kampeve të Sirisë.

Ai thotë se nëse gjithçka shkon sipas planit atëhere nesër kthehen 4 shqiptarë teksa i hapet rrugë fazës së dytë.

Sot Gjysmëhëna e Kuqe siriane sot dha lajmin me anë të një video se ka filluar opearcioni humanitar për të kthyer në Shqipëri me kërkesë të qeverisë fëmijët shqiptarë dhe familjarët.

STATUSI NGA EDI RAMA

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë🙏

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër❤️

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb