Ministri i Drejtësisë belge Koen Geens ka folur rreth operacionit ‘Oaz’, që çoi në arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Rustemit (Bajri).

Ministri belg theksoi se shërbimet belge mund të kishin punuar më shpejt për çështjen e Rustemit. Po ashtu Geens pohoi se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi për rastin e Safet Bajrit, i cili siç duket do të vuajë dënimin në Shqipëri.

“Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”, tha ministri.

Kujtojmë se 4 ditë më parë Safet Rustemi (Bajri) u arrestuar në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa ishte edhe i armatosur. Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë. Ai figuronte i dënuar me disa vite burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel. Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 34-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Rustemi 1
Rustemi 1

TE ARRESTUARIT
1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb