Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

Në videon në fjalë shihet se si forca të mëdha policore, zbarkojnë në qytetin verior, ku kapin në flagrancë të arrestuarit, pjesë e bandës ku koka e grupit ishte Enver Bajri, ndërsa rol të rëndësishëm kishte dhe kushëriri i tij Safet Bajri, i cilësuar si ‘i forti’ i Shkodrës.

Madje në pamje shihen se një prej pjesëtarëve të bandës u kap teksa luante bilardo, madje ishte dhe armatosur. Ndërkohë, disa prej të arrestuarve kanë marrë masat të mbulojnë kokën, duke vendosur kapuça apo dhe kapele. Safet Bajri u arrestua dje në Tiranë, ndërsa grupi kriminal vepronte në Tiranë, Shkodër, Belgjikë dhe Holandë.

TE ARRESTUARIT
1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim;
-Enver Bajri., 45 vjeç
-N.H., 34 vjeç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb