TIRANE

Paralel me protestën e opozitës në Kuvend sot pritet të betohen 3 deputetët më të rinj të opozitës. Deputeti më i ri, i cili pritet të betohet sot, Adriatik Alimadhi, drejtues i Ballit Kombëtar, deklaroi se nuk pa patur asnjë presion nga mazhoranca.

“Nuk kam patur presione nga mazhoranca për mandatin. PD nuk respektoi marrëveshjen.Fati i Ballit Kombëtar është i ballistëve të Vlorës. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka pranuar. Prandaj është kryesia e Ballit Kombëtar ai që vendos për ecurinë politike. Duhet te them që asnjë parti opozitare nuk mund të detyrojë Ballin Kombëtar të marrë një vendim politik. Unë jam kandidad i Ballit Kombëtar. Të jeni të sigurt që mandati i Ballit Kombëtar do jetë në dispozicion të kauzës kombëtare. “- u shpreh ai jashtë Kuvendit.

Në parlament pritet të bëjnë sot betimin Adriatik Alimadhit, kryetar i Partisë Balli Kombëtar, pjesë e listës së PD-së i cili do të marrë mandatin e djegur të Agron Shehaj, si edhe ish-kreut të PD-së së Peqinit, Arben Elezi që në parlament do të plotësojë vendin e lënë bosh nga Edmond Spaho. Po ashtu nga nga radhët e LSI pritet të betohet Ambra Borova e cila do të zëvendësojë Agon Çelën.

Me tre opozitarët e rinj që pritet të betohen sot, numri i deputetëtve në parlament shkon në 99.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:

Ylli SHehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni
Ediola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:

Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb