Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar krizën dhe debatet politike në vend.

Në një bisedë për programin e drekës në News24, Korreshi u ndal si fillim te qeveria, ndërsa përmendi disa nga skandalet që kanë ndodhur. Ai tha se është e dyshimtë se si Diella do të ketë përgjegjësi për Prokurimet Publike. Ai mes ironisë tha se Diellës donte t’i gjente burrë. Ndërkohë deputeti demokrat shtoi se kishte dhënë si opsion në fillim ngujimin e opozitës në Kuvend.

“Ndoshta kriza në qeveri është më e madhe se ndonjëherë, pas skandaleve që kanë ndodhur. Siç është afera e AKSHIT, apo dënimet e kryetarëve të bashkive, apo dhjetëra drejtorësh. Nuk po ngulet asnjë kokërr gozhdë. Platforma e qeveris është; po shtojmë numrin e patronazhistëve. Por nuk hanë shqiptarët patronazhistët. Situata politike nuk është e mirë. Kjo gjë bën që dhe kryetari i qeverisë mos të vijë në Kuvend. Do i kujtoj shqiptarët, se kam memorie. Në 2013 për kryetarin e qarkut të Fierit, Rama gjeti një ‘vegje’ që s’u hapën kapitujt. Me forcën e kartonit në Parlament ai ndaloi arrestimin e Ballukut. Ai tregoi me forcën e kartonit se nuk donte të arrestonte Ballukun.

Ai nuk ia hapi rrugë SPAK, me forcën e kartonit. Ndaj ça sigurie ka kur hajdutët vinë vërdallë të lirë? Si ajo e shkreta e AKSHIT që nuk kishte shtëpi. Sa banalisht trajtohen nga pushtetarët shqiptarët. Nga opozita, duke nisur nga unë, nuk jemi shprehur kundër integrimit të vendit në BE. Por nuk ikën me pensionet 83 mijë leke. Nëna ime merr 120 mijë lekë, imagjino mos të jetonte me mua. Si do ia dilte! Pasuria kombëtare u shkri se nuk ka kush e kontrollon. Kush do e arrestojë Diellën? Do i heqin prizën? Ça është kjo inteligjencë artificiale? Kush i hodhi të dhëna? Kush e prodhoi Diellën? Me ça ligji u miratua kjo Diellë? Siç ishte kulla te ASHK-ja. Për të regjistruar te ASHK-ja një pronë në Qeparo, do 30 euro metri për të dhënë certifikatën e pronësisë. Ndaj nuk ka shanse ndryshe. Bujqësia po lëngon, nuk të lë ai fondet e IPARD-it. AKSHI-n e vodhën vetë. Patronazhistët na dinë dhe numrin e këmbës, numrin e syzeve. Para ca kohësh tentova t’i gjeja burrë Diellës. Asaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë, t’i heqim vetëm prizën. E kam thënë dhe më herët. Duhet të ishim ngujuar në parlament. Ngujimi në momentet e para kur na u mohua fjala që në fillim nga shoku ‘Meleshi’. Nëse ne vijmë të organizuar, marrim dhe fëmijët, s’do i biem murit me kokë në protestë. Apo të marrim kallashin ne, siç kish thënë njëri në një këngë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: