Gazetari Flogert Muça, i ftuar në “Open” në News24, me temë “Ashpërsohet gjuha e fushatës”, u shpreh se opozita bie në kuthin e Ramës ku bën sarkazma dhe metafora.

“Po t’i hedhësh një sy fushatës, Berisha tha mos merremi me Ramën por me programin. Rama u mor me Bashën, pastaj të gjitha u morën me të. Pastaj me Vrenozin, pastaj të gjithë u turrën tek ai. Kur studenti e humb vëmendjen, bëhet një reklamë dhe pastaj jep leksionin, Rama këtë përdor.

Bëjnë një gabim nga nervozizmi, Rama bën sarkazam dhe metafora, kurse këta bien pre menjëherë.

Doktori pastaj i khehet duke i nxjerrë fotot Ramës. Kam parë një opozitë të dobët karshi provokimeve të Ramës. Rama flet edhe për gratë, bën batutat e tij, dhe në darkë pastaj shqetësohen për batutat apo gjuhën e tij” – u shpreh Muça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb