Nëse nuk është larguar akoma, e sigurt është që pankina e Adolfo Sormanit varet në “fije të perit”. Humbja 3-1 kundër Kukësit, e pesta radhazi në Superligë ka përshtjelluar situatën te Partizani. Të kuqtë dhe tekniku italian kanë marrë kohë për një vendim sa më të ftohtë, ndërsa variantet që dalin nga zyrat e klubit janë të shumtë. Një prej tyre flet për një dorëheqje të Sormanit, që nuk është pranuar, të paktën për momentin. Ideja është që drejtuesit e Parizanit nuk duan të shkëputin përfundimisht marrëdhënin me teknikun, duke I propozuar atij largimin nga pankina, për një rol drejtues në akademinë e klubit. Me Sormanin “të dënuar” nga rezultatet, një vendim I rëndësishëm kërkohet edhe për pasardhësin e tij në krye të stafit teknik të skuadrës.

Sormani Kalari
Sormani Kalari

Burime të “Balkanweb” bëjnë të ditur se zgjidhja mund të jetë brenda familjes. Kjo imponohet edhe nga situata e skuadrës në tabelën e renditjes. Për mbrojtjen e titullit as që bëhet fjalë, ndërsa edhe gara për një biletë europiane është shumë e vështirë. Për këtë arsye, për momentin sezoni mund të shpëtohet vetëm me largimin nga zona e “play-out”. Në këtë mënyrë, ulja në pankinë e një trajneri “familjar” dhe provizor deri në fund të sezonit do të ishte një zgjidhje pa dhimbje dhe pa kosto financiare për Partizanin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb