Orinda Huta ka festuar dje 35 vjetorin e ditëlindjes. Ka qenë vetë këngëtarja dhe moderatorja që ka falënderuar ndjekësit e saj të shumtë, që e kanë uruar në një ditë të veçantë për të.

‘Faleminderit pafund për gjithë dashurinë dhe urimet’, shkruan Orinda në fotot e publikuara nga festa, ku shfaqet më e bukur se asnjëherë, me një kostum të zi dhe drita të shumta dhe në sfond urimi: ‘Mami Anteas edhe 100’.

Kujtojmë që moderatorja është bërë nënë për herë të parë disa muaj më parë, por ka arritur të kthehet në superformë menjëherë pas lindjes.

(BalkanbWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb