Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 qepë të thata
300 gr oriz
300 gr miks kërpudhash
1 presh
1 karotë
4 lugë rrush i thatë
4 lugë lajthi
Vaj ulliri
Pak gjalpë
Kripë
Piper të zi

Përgatitja

Skuqim qepët në vaj ulliri deri sa të zbuten dhe shtojmë pak gjalpë. Shtojmë preshin e prerë në feta të holla si dhe karotëm e grirë në rende. Shtojmë rrushin e thatë dhe miksin e kërpudhave. Në fund shtojmë orizin dhe lajthitë. Shtojmë kripën dhe erëzat, e kalojmë në tavë, shtojmë dyfishin e orizit me ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për 30-35 minuta me 220 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: