Gëzim i madh për Ornella Muti! Artistja është bërë gjyshe për herë të katërt. Behet fjalë për një djalë, Edoardo, lindur nga dashuria e djalit të saj Andrea Facchinetti dhe e partneres së tij Carola.
Artistja ka bërë njoftimin duke postuar një foto, ku vogëlushi i shtrëngon dorën gjyshes së tij Ornella: ‘Të posalindur janë të shenjtë dhe duhen mbrojtur në rrjetet sociale, shkruan aktorja e famshme italiane.

Ornella është në qielli i shtatë për ardhjen e vogëlushit Edoardo, siç e tregon buzëqeshja e saj rrezatuese në imazhet sociale. Edhe vajza e saj Naike Rivelli ka mirëpritur të sapoardhurin në familje duke postuar një sërë videosh ku shihet Carola teksa ushqehet me gji beben, duke u kujdesur gjithmonë për të siguruar privatësinë e të porsalindurit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për Mutin, Edoardo është nipi i katërt. I pari ishte Akash, tani 26 vjeç dhe djali i vajzës së tij të madhe Naike. Nga fëmija i dytë Carolina Facchinetti ka Alessandro (lindur në 2014) dhe Giulia (në 2016). Tashmë ishte radha e Andreas, i cili solli një anëtar të ri në familjen e bukur duke i pushtuar të gjithë me një valë lumturie.

(Tgcom24/BalkanWb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb