Dikush mund të përshkruajë reagimin e Victoria Beckham si qesharak kur ajo u pyet në një intervistë për mundësinë për t’u bërë gjyshe.

Stilistja e njohur foli për Vogue dhe biseda e saj me gazetarin u publikua në një video.

Ndonëse u fokusua në tema mjaft interesante, pika më e përfolur e intervistës ishte reagimi i saj kur gazetarja e pyeti nëse është gati të bëhet gjyshe.

“Krisht, çfarë? Uau. Prit”, tha ajo dukshëm e mërzitur. Më pas shtoi: “Unë nuk mendoj se po ndodh ende, nëse ju dini diçka që unë nuk e di, nuk po ndodh ende”.

Më pas, ajo ka përmendur se tashmë është përgatitur për këtë eventualitet, ndërsa ka shpjeguar edhe se si do të dëshironte ta thërrisnin nipërit e saj.

“Herën e fundit që isha me Anna Wintour, e pyeta: Anna, si të thërrasin nipërit e mbesat e tua? Dhe ajo tha “Ana”. Mendova se ishte shumë elegante, kështu që mund të mendoj për atë opsion”, tha ajo.

Nëse ajo do të priste nipër gjithsesi, do të ishte nga djali i saj më i madh, Brooklyn. Ai dhe i gruaja e tij, Nicola Peltz, kanë shprehur edhe publikisht dëshirën për të krijuar familjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb