Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ku u bënë të ditura vendimet që ishin marrë, ka folur edhe mbi aeroportin e Vlorës.
Ai u shpreh se dy ortakët kanë mosmarrëveshje civile mes tyre, ndërsa bëri me dije se u ka dhënë kohë 30 ditë që të zgjidhin problemet.
“Ka një mosmarrëveshje civilemes dy ortakëve, që është bërë publike dhe ka dhë në një imazh në lidhje me aeroportin. Ministria ka qenë shumë e kudjesshme në komunikimin me operatorët, por së fundmi kam dërguar një shkresë që mosmarrëveshjet civile mes tyre nuk duyhet që të ndalojnë mos operimin e aeroportin dhe u dhash kohë 30 ditë për zgjidhjen dhe gjetjen e një gjuhe të përbahskët, duke ofruar gjithashtu që ministria të ndihmojë në këtë proces”, tha ai.
