OSHEE, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se ka remont në disa fidera të NST-së në Uzinën e Traktorëve në kryeqytet.

Në njoftim, thuhet se për shkak të defektit, do ketë stakim të energjisë elektrike pjesërisht  në zona të Tiranës, të tilla si Kodra e Priftit, Shkozë, Kodra e Kokonozëve, Porcelani etj.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 3 mars

Për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, në datën 3 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht/ “Kodra e Priftit”, Shkozë, Kodra e Kokonozeve, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb