SPAK ka zbarkuar dje në zyrat e OSHEE në kuadër të një hetimi të çelur për korrupsion dhe vepra të tjera penale.

BalkanWeb mëson se po hetohet për një skeme ku kundrejt ryshfetit fshiheshin debite nga sistemi. Si pasojë e operacionit nga BKH është sekuestruar aparati celular i administratorit të FSHU në OSHEE.

Po ashtu mësohet se nga ana e SPAK janë bërë sekuestrime të dokumenteve si dhe të kompjuterave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: