Napoli ka nisur të bëj llogaritë pa Victor Osimhen në skuadër. Në fund të këtij sezoni, duket i sigurt largimi i sulmuesit nigerian, kjo pasi ofertat për të vijnë nga të gjithë drejtimet.
Sipas mediave italiane, Man.United dhe Bayern Munich janë dy skuadrat që pritet të “luftojnë” deri në fund për të siguruar shërbimet e Osimhen. Drejtuesit e klubit kanë fiksuar së fundmi çmimin për Osimhen, 150 milionë euro, por në të njëjtën kohë po studiojnë terrenin për të gjetur një zëvendësues ideal.

Sipas Corriere dello Sport: Abraham i Romës shihet si opsioni i parë ndërsa një plan B është edhe Hojlund i Atalanta-s.
(BalkanWeb)