Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku ka vlerësuar si tejet të rëndësishme praninë dhe vëmendjen që iu kushtua Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një zhvillim shumë pozitiv edhe për Shqipërinë, pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, nismë e Donald Trump.

Në programin e drekës në News24, Çollaku tha se fakti që si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë marrë ftesë për të qenë pjesë e proceseve dhe forumeve të rëndësishme ndërkombëtare, tregon se dy shtetet shqiptare po shihen si faktorë strategjikë në Ballkan. “Është një lajm shumë i mirë që edhe Shqipëria mori ftesë. Dy vende, dy shtete shqiptare me ftesë, është sinjal i qartë për rolin e tyre në rajon”, u shpreh ai për programin e drekës në News24.

Ai theksoi se Kosova përfaqëson një model që mund të projektohet si shembull paqeje pas një konflikti të armatosur. “Kosova është një shtet demokratik. Standardet demokratike maten nga mënyra se si zgjidhen ngërçet. Kur ka ngërç politik, shkohet në zgjedhje. Zgjedhjet janë zgjidhje dhe këto vlera nuk duhet t’ia ulim Kosovës”, tha Çollaku.

Duke folur për ambiciet ndërkombëtare të Prishtinës, ai theksoi se Kosova po punon intensivisht për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me synimin për ta bërë të pamundur veton ruse.

“Është shumë ë rëndësishme prania e Kosovës. Vëmendja që iu kushtua Kosovës, ishte e jashtëzakonshme. Një lajm shumë i mirë ishte që mori dhe Shqipëria ftesë. Fakti që dy vende, dy shtete shqiptare kanë ftesë, është lajm i mirë që i shohin këto vende si faktorë strategjikë në Ballkan. Është një model që do të projektojë si shembull në botë, që do të reflektojë paqe pas një konflikti të armatosur. Kosova është shembull i tillë. Është shtet demokratik.

Standardet demokratike dallohen në një vend se si zgjidhen ngërçet. Kur ka ngërç politik, shkohet në zgjedhje. Zgjedhjet janë zgjidhje. Të mos ia ulim këto vlera Kosovës. Kosova po punon për njohjen në OKB dhe do të bëjë të pamundur veton ruse Me të gjitha gjasat do t’ia mbërrijmë, Kosova nuk ka asnjë detyrim për të paguar për të qenë në Bordin e Paqes.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb