Operatori i Sistemit të Transmetimit me anë të një deklarate për mediat njofton abonentët në Durrës se në disa zona në qytetin bregdetar, do të stakohet energjia elektrike për pak kohë.

Sipas njoftimit, energjia elektrike do të stakohet në zonat e Gjirit të Lalzit, Ishmit, Shkafanes, Rrotull Bizës dhe Shën Pjetrit për gjysmë ore, për shkak të punimeve në nevojshme në linjën 110 KV Sallmone – Gjiri i Lalzit.

Postimi i OST-së:

Njoftimi i #OST për abonentët Durrës

Stakim, 3 prill?

Për shkak të punimeve të nevojshme nga OST në Linjën 110kV Sallmone – Gjiri i Lalzit, nesër datë 3 prill gjatë intervalit kohor 05:30-06:00, do të stakohet energjia ⚡️në këto zona në Durrës:

Gjiri i Lalzit, Ishëm, Shkafane, Rrotull Bizë dhe Shën Pjetër

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb