OTP Bank Albania njofton përmbylljen e objektivit të parë të procesit të shkrirjes mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania; nga 1 dhjetori 2022, të dy bankat do operojnë nën emrin OTP Bank Albania.

Rezultati i këtij bashkimi redukton numrin total të bankave në vend në 11 nga 12. Kjo e pozicionon OTP Bank Albania si bankën e pestë më të madhe në vend në nivel asetesh dhe të tretën në terma të portofolit të kredive. Procesi i integrimit të OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2023.

Tiranë, 1 Dhjetor 2022 – OTP Bank Albania njofton përmbylljen e Bashkimit Ligjor mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Rezultati i këtij bashkimi redukton numrin total të bankave në vend në 11 nga 12. Kjo e pozicionon OTP Bank Albania si bankën e pestë më të madhe në vend në nivel asetesh dhe të tretën në terma të portofolit të kredive, duke forcuar kështu pozicionin në tregun shqiptar.

Nga sot 1 Dhjetor 2022, të dy bankat do operojnë si një entitet. Shënojmë se Alpha Bank Albania pushon së ekzistuari duke u shkrirë kësisoj me OTP Bank Albania (anëtare e Grupit OTP). Në këtë moment, lidhur me bashkimin, klientët e mirëpritur të Alpha Bank Albania nuk kanë nevojë të bëjnë gjë dhe të gjithë klientët do mbahen në komunikim të vazhdueshëm kohë pas kohe rreth momenteve kyç të procesit të integrimit dhe ndryshimeve të lidhura me këtë.

Si rezultat i këtij bashkimi, klientët e të dy bankave do përfitojnë nga një rrjet i zgjeruar i degëve, rrjet i mirë-pozicionuar dhe ATM shumë funksionale, rrjet i gjerë i POS-ve, si dhe më shumë produkte të volitshme dhe shërbime inovative. Ndryshimi më i rëndësishëm që klientët do hasin në ditët e para është fakti që logo dhe ngjyrat gradualisht do bëhen të gjelbra në të gjithë rrjetin. Në periudhën në vijim, fokusi i OTP Bank Albania do jetë mbajtja në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit dhe vijimi me sukses i procesit të integrimit.

Si rezultat i bashkimit ligjor, në totalin e aktiveve, pjesa e tregut e OTP Group në Shqipëri ka arritur në 11% dhe portofoli i kredisë për klientët është rritur me një fish e gjysmë. Bazuar në këtë të fundit, OTP Bank Albania është bërë lojtari i tretë më i madh në treg me 16.3% të tregut. Procesi i integrimit të plotë mes OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2023.

“Sot ne do finalizojmë objektivin tonë të parë që kishim lidhur me projektin e bashkimit mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Është ky momenti për të ndarë mirënjohjen time për të gjithë kolegët që po punojnë me përkushtimin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të sjellin në jetë me sukses këtë projekt dinamik dhe kompleks. Është pikërisht ‘arritja e një procesi kalimi të rrjedhshëm dhe të lehtë për klientët tanë’ motivi që na drejton, duke vështruar me entuziazëm drejt së ardhmes së përbashkët për shërbim më cilësor, rrjet më të zgjeruar, produkte më tërheqëse dhe zgjidhje inovative. Ne jemi të vendosur të bëhemi Banka më e mirë në Shqipëri”, deklaroi Bledar Shella, CEO i OTP Bank Albania.

Banka OTP ka qenë një nga institucionet financiare më aktive në tregun Evropian të blerjeve. Pasuar krizën financiare, transaksionet e reja nisën në 2014 dhe që atëherë Banka OTP ka njoftuar blerjen e 12 institucioneve financiare dhe portofoleve bankare në nëntë shtete, përfshirë edhe blerjen aktuale të Alpha Bank Albania. Të gjitha këto, përveç transaksionit për Slovenian Nova KBM, i cili është ende në proces të përmbylljes, janë integruar me sukses me grupin bankar.

Me këtë performancë të veçantë përfitimesh, Grupi OTP është bërë konsoliduesi i sektorit bankar më aktiv në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përmirësuar thelbësisht pozicionin e tij në treg në Bullgari, Serbi dhe Mal të Zi dhe duke rritur kontributin në fitim nga anëtarët jo-Hungarez të grupit.

Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në rajonin CEE me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapital dhe pozicione të qëndrueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 shtete për afërsisht 16 milionë klientë, ka një rrjet me më shumë se 1,400 degë dhe më shumë se 36,000 punonjës. Grupi OTP e ka selinë në Budapest, Hungari dhe ka një strukturë aksionare transparente dhe të diversifikuar. Grupi Bankar është listuar në Bursën e Budapestit që në 1995.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: