Grupi OTP njoftoi përfundimin e procedurës për blerjen e Alpha Bank Albania. Me mbylljen e këtij transaksioni të suksesshëm, operatori Shqiptar i Grupit OTP bëhet aktori i pestë më i madh në terma të aseteve totale dhe i treti më i madh në terma të portofolit të kredive.

“Ne kemi bërë një blerje të re në Shqipëri pasi ne besojmë në zhvillimin e këtij rajoni dhe në zhvillimin e Shqipërisë. Kemi nënshkruar kontratën në dhjetor të vitit të kaluar. Kemi pasur një fazë përgatitore paraprake dhe fleksibiliteti dhe bashkëpunimi i grupit me bankën e Shqipërisë. Kemi arritur të marrim licencën gjatë ditëve të para të korrikut. Hyrja e Shqipërisë në BE do të kontribuojë më tej në zhvillimin e vendit dhe ne besojmë se jemi një bankë prezente dhe shumë e rëndësishme në këtë vend që po zhvillohet kaq shpejt”, tha Laszlo Ëolf, zv.drejtor i përgjithshëm, divizioni i bankingut komercial OTP Bank.

Procesi i integrimit të Bankës OTP Albania dhe Alpha Bank Albania, duke filluar nga tani, është planifikuar të zgjasë deri në vitin 2023. Klientët e Alpha Bank Albania nuk do të kenë nevojë të kryejnë asnjë veprim pers a i takon lidhjes së transferimit të pronësisë. Kryetari i bordit të menaxhimit si dhe drejtori i përgjithshëm i bankës OTP Albania Bledar Shella e cilëson Alpha Bank si një nga bankat më të mira që grupi i tij ka blerë.

“Ky është një event mjaft i madh pasi me blerjen e Alfa Bank, ne kemi blerë një bankë shumë të mirë me cilësi aktive mjaft pozitive dhe me një historik të mirë në tregun bankar. Alfa Bank një nga bankat me te vjetra dhe kliente të qëndrueshme”, tha Bledar Shella, kryetar i bordit të menaxhimit, drejtor i përgjithshëm i bankës OTP Albania.

Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore me përfitueshmëri të jashtëzakonshme, pozicione të qëndrueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 11 vende për afro 16 milionë klientë, ka një rrjet prej më shumë se 1,400 degësh dhe ka më shumë se 37,500 punonjës. Grupi OTP me seli në Budapest, Hungari ka një strukturë pronësie të larmishme dhe transparente. Grupi bankar është i listuar në bursën e Budapestit që prej vitit 1995.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: