Në pjesën e parë të emisionit “Open” mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Analisti Dritan Hila ka deklaruar së reagimet e ardhura nga ndërkombëtarët, kryesisht ato të SHBA dhe Sekretarit Blinken, tregojnë një bezdi në një kohë që vëmendja e NATO-s është e përqendruar në luftën në Ukrainë.
Hila deklaron se kryeministri Kurti është i justifikuar në veprimet e tij, pasi ka ardhur koha që Kosova të marrë kuadratohet si shtet.

Ai shtoi se në veri të Kosovës veprojnë banda të cilat përdoren nga Beogradi sa herë e shikon të arsyeshme.

“Fakti që të gjithë “i lëshohen” Kosovës, është që ndërkombëtarët janë lodhur me Kosovën e Ballkanin. Kujtoj marrëveshjen e Dejtonit ku Kosova nuk u përmend fare. Nëse nuk do ishte UÇK Kosova do ishte një provincë serbe. arrit një marrëveshje në 1999 që duhet të përparonte por që nuk avancoi.
Amerikanët u lodhën dhe vijuan në fronte të tjera.
Deklaratat e Blinken i shoh si një lloj bezdie që u “prish rehati”.

Vuçiçi arriti që çështjen e targave ta paraqesë si çështje të madhe të të drejtave të njeriut.

A ka të drejtë qeveria Kurti? mendoj që në një moment ky hap duhej hedhur duhej marrë nën kontroll një territor ku bëhet kontrabandë, ku ka banda.
Zona mbahet nga Beogradi me asistencë sociale janë zona të varfra.
Unë mendoj që Kurti nuk i ka llogaritur mirë pasojat që mund të vijnë, referuar deklaratave e reagimeve.
Nuk dimë ç’plane kanë ndërkombëtarët në një kohë që vijon lufta në Ukrainë. Është Rusia që do një front të dytë për të tërhequr vëmendjen e NATO në Europë.

Blinken që thotë gjeni zyra të reja më duket deklaratë bezdie. ka ardhur momenti që Kosova duhet të marrë një fytyrë dhe duhet të marrë një kuadritet.

Mund të bëhen zgjedhje të reja, por Kurti nuk pranon të imponohet nga ca banditë që ndizen sa herë dëshiron Beogradi. Kurti do një shtet funksional.

Megjithatë nëse Kosova ka ardhur në këtë pikë që është sot, kjo është edhe pasojë e sjelljes së Vetëvendosjes që sillej si në një shtet me një demokraci qindra vjeçare”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: