Pa ujë, pa rrugë në fshat, të izoluar nga by-passi, probleme për të hyrë në tokat bujqësore, të padëmshpërbyer për tokat që u morri by-passi dhe landfilli.

Këto janë disa nga problemet që ngrenë banorët e Kaninës, të cilët janë mbledhur sot në një protestë simbolike ndërsa kërkojnë zgjidhje, veçanërisht për ujin dhe për tokat bujqësore.

“Erdhi vera, nuk kemi ujë, çfarë t’u ofrojmë turistëve”, thonë banorët.

Nga ana tjetër një shqetësim i madh për banorët e Kaninës është përsëritja e situatave të zjarrit që ndodhi vitin e kaluar. 4000 rrënjë ullinj shekullor u dogjën vitin e kaluar, pasi zjarrfikësja nuk hynte dot në toka, By-passi i ndërtuar ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet në tokat bujqësore të Kaninës, ndaj banorët i frikësohen përsëritjes së ngjarjes së vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb