Një paciente ka ndërruar jetë tek Infektivi në Tiranë, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.

Ministria, në një reagim për “News 24” thotë se 58 vjecarja ka ndërruar jetë nga tumori.

“Nuk ka humbje jete  nga Covid-19. 58 vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e tumorit”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë për Neës 24:

Ministria e Shendetesise sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjecare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.

58 vjecarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe semundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb