Biznesmeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli, ka kujtuar kohën kur ai kishte refuzuar të investonte në idenë e disa të rinjve për të themeluar një kompani, që tashmë është ndër më të suksesshmet në botë.

Ai përmes Facebookut ka treguar se në vitin 1997 themeluesit e Google-it e kishin lutur të investonte në idenë e tyre, por ai i kishte refuzuar.

“Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet. Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google. Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhën në zyrën time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoftë, unë shpresoj shumë që tani të rinjtë tanë shqiptarë do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do t’i përkrahi”, ka shkruar Pacolli duke mos treguar shumën që të rinjtë kishin kërkuar nga ai, shkruan “koha.net”.

Atë që se bëri Pacolli e ka bërë gjermani Andy Bechtolsheim. Ai kishte investuar 100 mijë dollarë në Google dhe ky ishte investimi më i frytshëm për të. Investimi i tij i vitit 1998 në vitin 2010 nga revista prestigjioze “Forbes” vlerësohej në 1.7 miliard dollarë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: