Aktivisti Andi Tepelena në një intervistë në “News24” tha se protesta po maturohet çdo ditë dhe kërkesat janë të njëjtat si në ditën e parë për largimin e Ramës.

Gjithashtu gjatë intervistës, ai u ndal edhe te padia në SPAK për “Albanian File”, duke thënë se shqiptarët duan drejtësi dhe se Prokuroria e Posaçme ka tashmë të gjitha indiciet dhe shkeljet ligjore.

“Ne po bëjmë detyrën qytetarë, po furnizojmë SPAK me indiciet e shkeljet ligjore dhe urojmë që SPAK të marrë vendimet të duhura. Ka një shpresë dhe një pritshmëri të madhe nga qytetarët. Kjo po ndodh tani sepse ka një mungesë reflektimi nga Rama. Janë 5 pika që qëndron fort, ndërkombëtarët kanë reaguar, mediat botërore hapin faqet me korrupsionin në Shqipëri…Duhet thënë se Rama bën çdo ditë autogol . Edhe me “Albanian Files”, ishte një autogol nga Rama. Sot kemi deklaratë të investitorit që thotë kam gabuar. Por dëmet kush do ti paguajë? Mos harrojmë aeroportin e Vlorës . protesta e ka treguar qartë se nuk do të ndalet, Shqipëria ka qenë peng i politikave të vjetra”, tha ai.

I ndalur te protesta, Tepelena theksoi: “Sheshi është i qytetarëve pavarësisht bindjeve politike. Emëruesi i përbashkët është largimi i Ramës, rrëzimi i tij nga pushteti. Janë të ftuar të gjithë qytetarët në këtë protestë. Çdo gjë do kalojë përmes kornizës kushtetuese. Në do çojmë zërin tonë në Parlament, do kemi zërin tonë. Nuk i mungojnë protestës djemtë që do të ja ndryshonin faqen Shqipërisë. Ka plot patriotë. Rikthimi i atdhedashurisë është hap i madh pasi kishte munguar”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: