Berisha tha se do të ngre padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit në një gjykatë të Francës, Vasjari: Pozitive, po rrënjoset kultura që çështjet vendosen në gjykatë

I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, analisti Arian Vasjari, e cilësoi pozitive vendimin e Berishës, për të hedhur në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në një gjykatë të Francës.

Ai tha, se kjo bëhet për t’u gjykuar në një vend neutral, si dhe shtoi, se po rrënjoset një kulturë e re në vend, ajo, që çështjet vendosen në gjykatë e jo nga politika.

“Kam një qasje të ftohtë, sa i përket kësaj që po ndodh. Së pari, duke qenë çështje delikate me një gravitet të madh, jam shumë i kufizuar në gjykimin tim, vlerësimin tim. Mund të them vetëm kaq nga kjo që pamë sot. Kjo që pamë sot, e shikoj nga një këndvështrim i akullt, ekskluzivisht e profesional. Ajo që pash sot është akt i pastër profesional. Në këtë përballje që janë dy palë, në këto palë me cilin je, unë them që s’jam me askënd, me të drejtën. Fakti që kjo përplasje do shkojë në gjykatë është pozitive.

Kemi qenë aleatë për Reformën në Drejtësi dhe kemi thënë që duhet krijuar një marrëdhënie për drejtësinë. Duhet që politika të heshtë e të shprehet drejtësia. Është një zgjedhje racionale, sepse është vend neutral. Ajo është gjykatë e rëndësishme, votoi Sarkozin. Është pozitive që ka shkuar atje. Çështja është e komplikuar nga pikëpamja juridike, sepse bëhet fjalë për imunitetin e krerëve të shteteve, që janë kryeministrat dhe ministrat e jashtëm. Është problem. Çështja shkon në gjykatë dhe do të kisha pëlqyer fort të ishin gjykata shqiptare që të aktivizoheshin. Ne nuk duhet të kemi paragjykime ndaj një gjykate. Kjo përplasje zgjidhet në një gjykatë, është gjëja më e rëndësishme.

Procesi do të kërkojë kohën e tij, mund të ketë elementë që do të na rimbledhin prapë. Më intereson që kjo si kulturë të rrënjoset në Shqipëri dhe të vendosen gjërat në gjykatë. Sa i përket zotit Kadilli, duhet të krijohet një kulturë e re.

Kontradiksioni është ky. Edhe thoni me të drejtë që nuk duhet të krijojmë doktrinat irracionale në raport me liderin dhe thoni që kam pritur që zoti Berisha të flasë. Ju i pranoni një peshë specifike Berishës brenda asaj partie”, tha Kadilli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb