Ministria e Financave ka reaguar pas njoftimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht.
Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Financave sqaron se ndryshimi i pagave nuk mund të bëhet pa miratimin e Kuvendit, duke argumentuar se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese kërkon ndërhyrje dhe ndryshime ligjore.
Sipas Ministrisë së Financave, këto ndryshime duhet të miratohen nga Kuvendi përpara se të mund të zbatohet vendimi përkatës.
Në këtë kuadër, Ministria e Financave u ka dërguar një letër KLGJ-së dhe KLP-së, duke u kërkuar që të sjellin listat e pagave sipas të njëjtit format të përdorur në muajin korrik.
