Gjithçka gati për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic. Suedezit i skadon kontrata këtë të enjte në mesnatë por ky detaj nuk ka asnjë rëndësi pasi mes Ibrës dhe Milan është një lidhje shumë e fortë.

Suedezi ka hequr dorë nga çdo kërkesë ndërsa ka pranuar të firmos një kontratë simbolike, ku bëhet fjalë vetëm për disa qindra mijëra euro, ndërsa më shumë peshë do të kenë bonuset individuale, të lidhura me paraqitjet dhe golat. Në çdo rast, bonuset do të aplikohen në momentin që Ibra do të zbres në fushë.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në gju më 25 mars ndërsa koha e rikuperimit parashikohet të jetë 7-8 muaj. Objektivi i Ibrës është të rikthehet në fushë pas përfundimit të Botërorit, kërkon të vihet në dispozicion të trajnerit Pioli përpara Krishtlindjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: