Një i ri teksa ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” ka deklaruar se është e turpshme që në vitin 2026 të kërkohen të drejta bazike. Ai tha se qeveritarët janë tradhtarë që po paguajnë para për të prishur algoritmin dhe protestën.
“Jemi në 2026 dhe kërkojmë ende të drejta bazike, bëjnë premtime imagjinare dhe nuk batojnë asgjë. Harxhojnë 4 milionë euro për të prishur algoritmin dhe janë vetën tradhtarë të kombit. Populli duhet të dalë sepse po bëni krim duke qëndruar në shtëpi”, tha ai.
