Adrion Pajaziti do të transferohet te Hajduku i Splitit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, kalimi i lojtarit të Kombëtares te kjo skuadër është vetëm çështje kohe.

Pajaziti do i bashkohet Hajdukut falas, teksa fillimisht do të ndërpresë kontratën me Fulhamin, për të bërë të mundur diçka të tillë.

Pavarësisht se shumë skuadra shfaqën interesim konkret, zgjedhja e lojtarit ishte e qartë, pasi dëshironte vetëm Hajdukun.

22-vjeçari, sipas asaj që shkruhet, do ketë një rrogë prej 300 mijë eurosh. Pajaziti luajti në sezonin e kaluar me Goricën dhe realizoi 3 gola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb