NGA: ERJOLA JATA*
TIRANE- Një përfaqësues i shtetit Italian flet për herë të pare lidhur me pajisjen enigmatike, që policia shqiptare thotë se e përdor për trajnim në bashkëpunim me Interforzën italiane, ndërsa sipas opozitës e presidentit me anë të saj kryen përgjime të paligjshme telefonike.

Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo, nuk bëri ndonjë koment të veçantë që të zbulonte diçka mbi rolin e Interforzës në këtë çështje.

Lidhur me pajisjen e përgjimit që dyshohet se është përdorur nga policia e shtetit, e për të cilën autoritetet thonë se është prone e Interforces italiane, ka folur për herë të parë ambasadori Italian Alberto Cutillo. Duke u treguar për diplomat lidhur me çështjen, Cutillo nuk dha asnjë detaj, veçse theksoi bashkëpunimin e mirë mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Nuk mund të komentoj për një çështje që hetimet janë në vijimësi. Kështu që nuk kam komente, vetëm mund të them që kemi bashkëpunim maksimal mes Shqipërisë dhe Italisë.”, tha Ambasadori italian Alberto Cutillo. Deklarata e ambasadorit Cutillo u bë në një ceremoni për ndihmën 4 milionë euro që Italia jep për 11 projekte te pushtetit vendor në Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: