Të gjithë sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm janë sot nga festivali i 70 i këngës italiane, Sanremo. Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu do të prezantojë mbrëmjen e sotme festivalin prestigjoz të Sanremos, krah Amadeusit dhe Georgina Rodriguezit.

Përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja tregon se ka nënshkruar kontratë me televizionin shtetërorë të Italisë, Rai Uno. Ajo tregon se pikërisht stilolapsin me të cilin ka firmosur këtë kontrat, e ka ruajtur për tre vite, pasi e cilëson fatsjellës për të.

“Kontrata e pare e jetes time me RAi Uno sapo u nënshkrua! Me nje stilolaps qe kam 3 vite qe e ruaj sepse besoja qe do te me sillte fat”, shkruan Alketa.

Kontrata
Kontrata

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: